Rita Ora dukej sensacionale me paraqitjen e saj teksa doli për një shëtitje në rrugët e Londres pasditen e sotme.

Këngëtarja, 31 vjeçe, shfaqi trupin e saj të tonifikuar, e veshur menjë palë streçe të ngushta ngjyrë të bardhë dhe me një këmishë me vija të zeza.

Duke zgjedhur rehatinë, ajo kishte veshur një palë atlete sportive, te kombinuara me një palë syze dielli dhe flokët e mbledhura dhe baluket që i binin përpara syve.

Ylli u pa krah për krah me një mik teksa ecte, përpara se dyshja të uleshin në një fastfood për të ngrënë diçka.


Kjo vjen pasi ylli kurorëzoi fshehurazi dashurinë me partnerin e saj Taika Waititi në fillim të këtij muaji në një ceremoni private. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se ta tregonin lidhjen e tyre publikisht në gusht.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre me miqtë dhe familjen.
Një burim tha për The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një dasmë të madhe”.


© Panoramaplus.al

