Askush nuk vishet plot stil gjatë periudhës së shtatzënisë ashtu si Rihanna.

Këngëtarja e cila është e apasiomuar pas modës mirëpriti fëmijën e saj të parë , djalin RZA , me partnerin A$AP Rocky në maj 2022, ku në daljet e saj në publik ajo ka tërhequr vëmendjen me çdo veshje, nga fustani i zi me tyl i Dior në Javën e Modës në Paris, deri tek ekspozimi i barkut të rrumbullakosur.
Ylli zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë, gjatë performancës së saj në Super Bowl 2023 ndërsa ishte e veshur me të kuqe nga koka te këmbët .

“Kur kuptova se isha shtatzënë, mendova me vete, nuk ka asnjë shans që unë të blej rroba për gra shtatzëna”, tha ylli për kopertinën e revistës Vogue për maj 2022.
“Më vjen keq, është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon.”
Por veshjet e saj të guximshme, me barkun jashtë, ishin më shumë sesa thjesht të kalonte një kohë të mirë.
“Trupi im po bën gjëra të jashtëzakonshme tani dhe nuk do të turpërohem për këtë. Kjo kohë duhet të ndihet festive. Sepse pse duhet ta fshehni shtatzëninë tuaj?”
Më poshtë, janë disa nga paraqitjet e Rihannës gjatë periudhës së shtatzënisë:

© Panoramaplus.al

