27 Nëntor, 2022

Plot elegancë! Paraqitja e Dua Lipas gjatë betimit si nënshtetëse shqiptare(Foto)


Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.

Këngëtarja publikoi disa foto në Instagramin e saj ku krahas tyre shkroi: ‘Faleminderit President Bajram Begaj dhe Kryebashkiaku @erionveliaj që mora nënshtetësinë time shqiptare!!’

Dua u shfaq mjaft elegante me një fustan blu me shirita ngjyrë kaf.Ajo e kombinoi fustanin me një palë çizme të bardha me taka të larta dhe një çantë të vogël me të njëjtën ngjyrë. Ylli i shtoi pamjes së saj dhe një palë vathë floriri.

Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare.

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi Dua Lipa.

Dua do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Përgjatë gjithë këtyre muajve, në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja më në zë e momentit ka organizuar koncerte në disa shtete të botës. Turi ka qenë një ndër më të suksesshmit në industrinë e muzikës.

© Panoramaplus.al