1 Prill, 2019

Plot 98 vite, Rezarta Shkurta publikon videon me Nexhmie Hoxhën: Nuk ka lumturi…


Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka publikuar ditën e sotme në profilin e “Instagram”-it një video ku shfaqet e bija e saj me stërgjyshen, Nexhmie Hoxhën, të venë e ish-diktatorit, Enver Hoxhës.

Në postimin e saj, Rezarta shprehet se për të “familja është trashëgimia më e shtrenjtë. Ajo gjithashtu shkruan se është e lumtur se vajza e saj, Hera ka kujtime kaq të bukura me stërgjyshen.

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”, janë fjalët që Rezarta ka shkruar bashkëngjitur me videon, ku në fund del edhe ajo teksa përqafon Nexhmie Hoxhën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on


© Panoramaplus.al