Kanë kaluar dy muaj nga vdekja e Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, dhe detaje rrëqethëse vazhdojnë të dalin në dritë, rreth çështjes.

Hetimi i kryer nga Departamenti i Shëndetit Publik në New Mexico në shtëpinë e çiftit, një rezidencë luksoze me vlerë katër milionë dollarë, ngre pikëpyetje serioze për kushtet e jetesës brenda shtëpisë, pasi imazhet dhe videot nga brenda nxjerrin një pah neglizhencën dhe braktisjen psikologjike të çiftit.
Departamenti i Policisë së Santa Fe publikoi videon e parë të kamerës së trupit të oficerëve që kontrolluan shtëpinë menjëherë pasi u zbuluan dy trupat. Videoja del në dritë vetëm pak orë pasi u bë e ditur se brenda pallatit ishin gjetur minj të ngordhur dhe fole.

Pamjet tregojnë oficerët e policisë së Santa Fe duke ekzaminuar banjën e shtëpisë, e cila ishte edhe vendi ku Betsy Arakawa u gjet e vdekur, duke dhënë një pamje tronditëse në momentet e para të hetimit në vend.
Në një video 13 minutëshe të regjistruar nga kamerat e trupit të policisë, brenda shtëpisë shihen rroba të shpërndara, dokumente, fotografi dhe sende të ndryshme personale.

Brenda një dollapi, autoritetet zbuluan një shtrat qeni, ku i dyti nga tre qentë e çiftit, një bari gjerman 12-vjeçar, shtrihej i vdekur. Një nga oficerët e policisë që pa trupin e pajetë të Gene Hackman komentoi:
“Duket sikur po përpiqej të dilte jashtë.”

Ndërsa hetimi përparonte, oficerët hapën dyert dhe dritaret për të ajrosur zonën.
Njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: “Më vjen erë gazi”, gjë që fillimisht bëri që autoritetet të konsideronin një rrjedhje gazi natyror si shkak të vdekjes. Megjithatë, ky rast më pas u përjashtua.
Imazhet e fundit nga rezidenca e Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, tregon një skenë tronditëse braktisjeje.
Fotot e publikuara në kuadër të hetimit policor tregojnë çorganizimin dhe neglizhencën e thellë që karakterizonte ambientet e brendshme të shtëpisë.
Në njërën prej imazheve, një hapësirë e madhe, me gjasë një dhomë magazinimi apo gardërobë, shfaqet e shembur nën peshën e rrobave, kutive, këpucëve dhe objekteve të hedhura në rrëmujë.
Varëse rrobash të vendosurra pranë njëra-tjetrës, ndërsa grumbujt e pëlhurave dhe pakove mbulojnë edhe mobiljet, duke e bërë hapësirën jofunksionale.
Një situatë po aq kaotike paraqet edhe banja e shtëpisë ku u gjet e pajetë Betsy Arakawa. Sportelet janë të mbingarkuar me kozmetikë, ilaçe, shishe dhe tuba, ndërsa sirtarët dhe dollapët janë lënë gjysmë të hapur me përmbajtjen e tejmbushur. Rrobat, kutitë e kartonit dhe objektet janë të shpërndara në dysheme.
Imazhi i shtëpisë pasqyron, në mënyrë tragjike, izolimin dhe përkeqësimin psikologjik që dy bashkëshortët duket se kanë përjetuar në vitet e fundit. Dëshmitë që dalin në dritë, si nga pamjet ashtu edhe nga raportet zyrtare, tregojnë se çifti dikur magjepsës i Hollivudit ishte tërhequr në një mikrokozmos të mbyllur, pa kujdes dhe pa ndihmë.
Autoritetet po vijojnë hetimet e mëtejshme për rrethanat e vdekjes së çiftit, ndërkohë që publikimi i fotove ka ngjallur reagime nga familjarët, të cilët flasin për cenim të privatësisë dhe të drejtës së zisë.
LEXO EDHE:
© Panoramaplus.al

