15 Prill, 2025

Dy muaj pas vdekjes së tyre, dalin në dritë detaje tronditëse rreth kushteve të jetesës së Gene Hackman dhe Betsy Arakawa! Ja çfarë u gjet në vilën e çiftit të ndjerë


Dy muaj pas vdekjes tragjike të Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, detaje të reja tronditëse vazhdojnë të dalin në dritë.

Hetimi i Departamentit të Shëndetit Publik të New Meksikos, për rezidencën luksoze të çiftit prej 4 milionë dollarësh, ngre pikëpyetje serioze rreth kushteve të jetesës së tyre.

Sipas një raporti të siguruar nga TMZ, hetimi u zhvillua në mars, pak pasi trupat e aktorit të famshëm dhe gruas së tij u zbuluan më 26 shkurt.

Gjetjet përfshinin brejtës të ngordhur, jashtëqitje dhe fole në tetë vende të ndryshme të vilës. Në të tre garazhet e shtëpisë është gjetur prania e brejtësve.

Në shtëpinë e çiftit, sipas konkluzioneve të autoriteteve shëndetësore, nuk kishte shenja kontaminimi. Shkaku i vdekjes së Betsy Arakawa, e cila ishte 65 vjeçe dhe ishte dalluar si një pianiste klasike, i atribuohej sindromës pulmonare hantavirus, e cila shkaktohet nga kontakti me brejtësit.

Siç rezulton nga provat dhe hetimet, çifti duket se kishte dijeni për problemin, pasi në pjesë të ndryshme të pronës ishin vendosur kurthe.

Gene Hackman vdiq nga hipertensioni dhe sëmundja aterosklerotike e zemrës. Përveç kësaj, sipas raportit, ai vuante nga Alzheimer.

Autoritetet mjekoligjore përcaktuan se stimuluesi kardiak i Hackman ishte ndalur nëntë ditë përpara se të gjendeshin trupat e tij dhe të gruas së tij. Dy kufomat u gjetën në zona të ndryshme të shtëpisë, i Arakawa-s u gjet në banjë, ndërsa i aktorit të njohur pranë kuzhinës. Autoritetet vlerësojnë se Arakawa vdiq më 12 shkurt dhe Hackman më 18 shkurt. Një nga qentë e çiftit të gjetur në kafaz gjithashtu vdiq nga dehidratimi dhe uria, ndërsa qentë e tjerë u gjetën të gjallë.

© Panoramaplus.al