15 Shkurt, 2022

‘Plas’ mes Beatrix dhe Balinës/ Publikohen mesazhet: Më thanë që je në Dubai me të dashurin


Teksa e gjithë vëmendja është fokusuar tek marrëdhënia Beatrix-Donald, një skandal ka dal në dritë. Beatrix, e cila që pas Prime-it të së premtes së shkuar, kishte zgjedhur të qëndronte në heshtje ka reaguar ditën e sotme.

 

Ish-konkuretja, e cila aktualisht gjendet në Dubai, duke pushuar së bashku me kushërirën e saj dhe një grup miqsh, ka akuzuar me fakte opinionisten e Big Brother, Balina Bodinaku.

Në Instagramin e saj, ajo ka publikuar bisedat me Balinën dhe duket se situata ka qenë me të vërtetë e rënduar. Ashtu si shihet, Balina i ka shkruar se një mikeshë e saj, i ka shkruar duke i thënë se Beatrix gjendet në Dubai me të dashurin e saj. Ndërkaq Beatrix i është përgjigjur se kush është kjo shoqe, pasi do të mbajë pasoja për atë që ka thënë.

Duke i shpjeguar opinionistes së ky lajm është i pavërtetë, Trixa i ka kërkuar shpjegime të mëtejshme. Më tej, këngëtarja ka bërë një status ku shprehet se instikti nuk e ka gënjyer as kur ka qenë brenda në shtëpi, ku sipas saj, Balina e ka sulmuar. Në fund, ajo shprehet se kjo do të jetë hera e fundit që shpik për të, në të kundërt do të ndjekë rrugën ligjore.

© Panoramaplus.al