27 Tetor, 2018

Plas dashuria në “Miss Globe”, nga Soni Malaj te Devisi


Pak ditë më parë në Tiranë u zhvillua konkursi i bukurisë “Miss Globe”, e cila organizohet nga Alda dhe Petri prej shumë vitesh tashmë.

Ata kishin zgjedhur si prezantuese këngëtaren e talentuar dhe shumë seksi, Soni Malaj, e cila mund të ishte fare mirë një nga konkurrentet e këtij spektakli bukurie, për hiret e saj.

Gjithçka shkoi shumë mirë dhe spektakli ishte në nivele të larta si gjithmonë. Edhe artistët shqiptarë gjithashtu dhuruan mjaft spektakël. Ajo që paparazzi ynë arriti të kapë gjatë spektaklit dhe pas tij, ishin momentet private të pjesmarrësve në këtë show të bukurisë.

Devis Xherahu dhe e dashura e tij Ertemiona Mejdani, dikur “Miss Shqipëria”, shkëmbyen puthje dhe përqafime në prapakuinta. Ne dimë që Ertemiona zhvillon karrierën e saj në Kinë dhe me siguri mund të jetë e sapokthyer nga larg dhe akoma nuk janë çmallur me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Soni Malaj u pa teksa puthte dhe përqafonte të fejuarin e saj në darkën pas spektaklit. Me siguri provat e gjata e kanë lënë disi larg partnerit të saj të zemrës.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al