Art Abazi është ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
Projektet e tij janë mjaft të dëgjuara dhe të pëlqyera, së fundmi këngëtari publikoi këngën “Harrom”, me datën 10 kur dhe kishte ditëlindjen e tij.
View this post on Instagram
Simbolika jo e rastësishme, Art Abazi thotë se pas 30-ve dhuratat tek unë kanë shkuar duke u reduktuar, këtë vit vendosa t’ia bëj një këngë të bukur vetes. Përmes rrjeteve sociale artisti ka lënë të nënkuptohet se kënga është projekti më i mirë i tij deri tani.

Arti thotë se ndoshta e kam cilësuar si të tillë, për faktin se si këngë është kompet ndryshe edhe si spot po besoj, deri tani më kanë karakterizuar baladat kryesisht. Producentat që kam bashkëpunuar së fundmi më kanë parë mua si pjesë të këtij projekti dhe kemi vendosur bashkarisht të bëjmë një farë ndryshimi.

Është e njohur episodi i ndarjes së Art Abazi nga e fejuara e tij Rrezja, lajmi u raportua së pari nga Prive gjatë verës përmes rubrikës e vërtetë e pavërtetë. Fillimisht ishte mohimi nga këngëtari, i cili na u hidhëru pak.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe pas disa javësh u volus nga vet Arti. Ai u shpreh përmes një postimi se kanë vendosur të dy t’i ndajnë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes së tyre. Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim jo gjithnmonë emocionet kontrollohen lehtësisht deklaronte Arti.

Kënga Harrom që saktësisht vjen pak muaj pas ndarjes së shumë komentuar në media lidhet nga ndjekësit me zhvillimet personale. Arti thotë që kënga nuk ka lidhje me diçka personale tekstin e ka shkruar Bimi edhe në momentin që unë do të shkruaj një tekst atëherë mundeni të ma bëni këtë pyetje.

Nga një këngë në vit kemi disa këngë brenda muajve . Arti thotë se arsyeja e parë është fakti se jam i etur të jem më aktiv në muzikë sepse është diçka e dua pa fund. Arsyeja e dytë është menaxhmenti në krye me Jotin, i cili me mbështjeten e tij ka bërë që unë të ndryshoj qasjen komplet ndaj muzikës.

Arësyen e parë dhe të dytë a mund t shtojmë të tretë dramën personale që mbase mund t’i ketë shërbyer si inspirim? Abazi thotë sinqerisht se jo, ju e dini sa i sinqert jam sidomos në raport me ju. por nuk ka të bëjë fare me të kaluarën.
Si ka qenë për Artin këto 6 muaj pas një lidhje 4 vjecare që mori fund? Jo aq të mira sa 6 muajt e fundit të vitit të kaluar mirëpo jeta sdo të ishte interesnte dhe e bukur sa të shikohet që ajo të sjellë momente të caktuar, jeta vazhdon puna thërret kështu që jemi komod.
© Panoramaplus.al

