15 Gusht, 2022

Pjesëmarrja në “Alpha Show” i pëlqeu aq shumë Stresit sa i është dukur si 14 shkurt, ja ‘gafa’ që bëri reperi në rrjetet sociale pas koncertit


Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të koncertit të Noizyt, “Alpha Show.”

 

Në një postim në ‘Facebook’, ai ka ndarë një video nga koncerti, por vëmendjen e ka marrë mbishkrimi që ai ka vendosur.

“Mirënjohje dhe respekt @noizy 14 Shkurt 2022. Le të Mbahet Mend dhe të jetë Shembull !!!”- shkruan Stresi, duke ‘ngatërruar’ me ose pa qëllim datën e koncertit “Alpha Show”. Kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re as nga ndjekësit e tij në rrjetin social të cilët kanë lënë reagimet e tyre në seksionin e komenteve.

Vlen të theksohet se reperi e ka publikuar edhe në Instagram videon me pothuajse të njetin mbishkrim, ku e vetmja gjë që është ndryshe është data. Në Instagram Stresi ka vendosur datën e saktë, 14 gusht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Stresi i vuri flakën skenës mbrëmjen e djeshme në përfundimin e koncertit ‘Alpha Show’ ku performoi krah Noizyt.

Ai mori një moment nga performanca për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush:

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë.

 

Stresi ka performuar këngët e tij së bashku me Noizyn duke dhuruar shown që kishin premtuar prej kohësh.

Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

 

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin! Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.

© Panoramaplus.al