5 Korrik, 2022

Pjesë e “BBVIP”? Andi Shehi jep përgjigjen e papritur: Jam i hapur për të gjitha…


Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi ka qenë goxha i përfolur në media, sidomos pasi doli çift nga programi me Tea Trifonin, ku më pas plasi skandali i bujshëm se ai ishte në të vërtetë i lidhur me Melisa Lleshin ndërsa Tea me Beart Rexhepin.

Dhe pse ish-konkurrentët ia vunë fajin produksionit për këtë gjë, Andi dhe Melisa qëndruan të lidhur për një kohë të gjatë, por së fundmi Andi konfirmoi se lidhja e tyre ka marrë fund përfundimisht.

Ndërkohë që gjithsecili po vazhdon jetën e tij, Andi i cili është goxha aktiv në rrjetet sociale ka zhvilluar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e tij ku e kanë pyetur nëse do të marrë pjesë në “BBVIP Kosova”.

Shehi u shpreh se është i hapur ndaj çfarëdolloj ftese dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë, duke lënë kështu të nënkuptohet se shanset që ai të jetë pjesëmarrës në shtëpinë e famshme janë të mëdha.

“Me thënë të drejtën jam i hapur për të gjitha këto ftesat, më pas do t’i shqyrtojmë dhe do të shikojmë së çfarë do të bëjmë”- u përgjigj Andi.

“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.- ka treguar ai në lidhje me arsyen e ndarjes“E diell”.

I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

Gjithashtu rikujtojmë se disa ditë më parë në rrjet qarkulluan foto të Melisës dhe këngëtarit Majk teksa ndodheshin brenda një hoteli. Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur diçka apo do të sjellin ndonjë bashkëpunim muzikor së bashku.

© Panoramaplus.al