25 Tetor, 2018

Pjesë e albumit të David Guetta-s, një tjetër shqiptare po pushton botën e muzikës (FOTO)


Të gjithë ndihemi krenarë me arritjet dhe sukseset e tri këngëtareve të famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Falë talentit të tyre, ato arritën që të pushtonin botën e muzikës, duke ngjitur skena ndërkombëtare dhe duke rrëmbyer çmime të ndryshme.

Por mesa duket Lipës, Orës dhe Rexhës do t’u bashkohet edhe një tjetër emër shqiptar. Ajo është këngëtarja e njohur Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Ava Koçi.

Kjo e fundit ka lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me prindër emigrantë nga Shqipëria. Ava e ka nisur karrierën e saj në Britani dhe ka lançuar disa këngë të sajat si ““Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”.

Ndërsa së fundmi këngëtarja është bërë gjithashtu pjesë e albumit të David Guetta-s, me hitin që po dëgjohet kudo, “Let It Be Me”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al