24 Dhjetor, 2021

 “Pise femër, legene. Dua të dal nga shtëpia tani!”- Big Mama shpërthen ndaj Antonelës. Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” në lot: Më ke sharë serbisht! 


Një debat me tone të ashpra ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP”, ku Big Mama dhe Antonela kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra-tjetrë.

Në fund të replikave këngëtarja Big Mama ka vendosur që të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa Antonela ka shpërthyer në lot.

Debati nisi pas një teme për bërjen e dhuratave për Vitin e Ri duke degjeneruar në fyerje. Pasi Antonela i tha Big Mamës që e shau serbisht, këngëtarja shpërtheu në ofendime.

Pjesë nga debati:

Antonela: Nëse ti ndërhyn me ato fjalët e tua banale që më ofendon në Serbisht nuk t’a lejoj as ty as askujt.

Big Mama: Moj zonjë e nderuar, unë në qoftë se dua të të shaj, të shaj Shqip, le t’a shikojnë të gjithë se të gjithë më njohin. Nuk të kam sharë Serbisht

Antonela: Më ke sharë edhe natën edhe ditën dhe ty për të sharën turp të të vijë!

Big Mama: Turp të të vijë ty dhe të shaj, a e din përse të shaj? Sepse ti je njëriu më i ulët këtu.

Antonela: Provo shaj. A je e zonja të ofendosh.

Big Mama: Po ti je legene, ti je e poshtër, ti je pise, je njeri vpa karakter. Ti nuk je dyfytyrëshe po shtatëmbëdhjetëftytyrëshe, ti je idiote. Siç ka thënë dhe Iliri ti jë njeri koti. Kë bërë famë kot, nuk je e aftë për asnjëgjë, ti din vetëm t’I fusësh njërëzit në sherr!


© Panoramaplus.al