10 Qershor, 2019

Pirro Çako flet për herë të parë për femrën që i ka rrëmbyer zemrën: Ndihem shumë komod (VIDEO)


Në rubrikën “Për drekë me mua”, tek e “E diela shqiptare” ditën e sotme ishin të ftuar disa personazhe të njohur publikë, konkretisht, këngëtarja Artiola Toska, Pirro Çako dhe Mirela Milori.

Pirro Çako, Artiola Toska dhe Mirela Milori janë treshja e radhës të ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” tek “E diela shqiptare”.

Këtë të diel ishte Artiola ajo që kishte ftuar një drekë për të ftuarit e saj. Gjatë drekës ata bashkëbiseduan me njëri-tjetrin, ku vëmendjen e tërhoqi një pyetje e Blerina Bombajt drejtuar Pirros.

“A je i lidhur me ndonjë gocë? Sqaroje gjithë këtë publik, gjithë këto goca të reja beqare që janë të interesuara ta dinë”, i tha ajo.

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht jam në një shoqëri shumë të mirë, ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë”, u përgjigj kantautori i njohur pa u menduar gjatë.

 

© Panoramaplus.al