Zjarri i ndezur dy vite më parë, midis Dafina Zeqirit dhe Doruntina Shalës (Taynës), nuk është shuar akoma.

Mjafton një veprim i vogël nga palët, për të kuptuar se situata midis ish-bashkëpunëtoreve është e agravuar.
Së fundmi, Zeqiri ka publikuar një video në TikTok ku shfaqet me mikeshën e saj e cila po ashtu quhet Dafina, ku shkruan: Pa mua, nuk ekziston ajo. Pa të, nuk ekzistoj unë”. Mes shumë komenteve dikush shkruan: “Tayna left the chat (largohet)”. Mirëpo, gjithë vëmendjen e ka marrë Dafina e cila shkruan “Më mirë”.
@dafinapipinazeqiri Without me – theres no her! Without her – theres no me @dafineneziri ♬ When You See Me – Supahbadd
Mirëpo edhe Tayna, nuk ka qëndruar në heshtje. Gjatë ditës së djeshme, reperja është shfaqur tejet sensuale me bikini. Përbri fotos në story Doruntina shkruan: Prej syzeve prada ku je nuk po të shoh,”- fragment ky nga kënga e saj e fundit.

Të jetë kjo një përgjigje për kolegen e saj, Dafina Zeqirin?!

Kujtojmë që në 2019 ato bashkëpunuan për këngën me titull ‘Bye Bye’, këngë të cilën e këndojnë ende nëpër koncerte pavarësisht prishjes së raporteve. Mes të tjerash, në tekst është një varg ku thuhet: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.
Mirëpo, në një nga koncertet këtë verë, Tayna ia ka ndryshoi tekstin duke hequr emrin e Dafinës. Në një video të bërë virale në TikTok ajo thote: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.

Doruntina është emri i vërtetë i Taynës. Pas saj, edhe Dafina nuk e përmend më emrin e Taynës në këngë.


