14 Maj, 2021

Piktorja e talentuar skicon imazhe që tregojnë se si do të ishte jeta në familjen mbretërore nëse Princeshë Diana do të ishte gjallë


Autumn Ying, një artiste e talentuar, ka krijuar disa imazhe mahnitëse që tregojnë se si do të ishte jeta në familjen mbretërore nëse Princeshë Diana do të ishte gjallë.

princeshe diana (12)

Këto skica tregojnë Princeshën e ndjerë duke kaluar kohë me nuset dhe nipërit e mbesat e saj, shkruan “Daily Mail”.

princeshe diana (13)

Princi William dhe Princi Harry flasin rregullisht për nënën e tyre, e cila vdiq në një aksident automobilistik kur ata ishin përkatësisht 15 dhe 12 vjeç. Piktorja Ying përdori fotografitë e së kaluarës ashtu edhe të së tashmes për të ilustruar se si mund të dukej nëse princat britanikë dhe gratë dhe fëmijët e tyre mund të kalonin kohë me Princeshën sot.

princeshe diana (14)

Ying fillimisht u frymëzua nga dasma e Harryt dhe Meghanit dhe vendosi të krijojë skena më personale pas kësaj. Duke shpërndarë artin në Instagram, piktorja tha: “Këtu vjen versioni i gëzueshëm i familjes mbretërore, të cilin unë do të doja të shprehja lidhjen familjare që është e çmuar”.

princeshe diana (8)

Pikturat, megjithatë, janë të hidhura, sepse ilustrojnë atë që nuk mund të ndodhë kurrë. Harry më parë është shprehur se si ende lufton me idenë e vdekjes së nënës së tij.

princeshe diana (6)

Kur Princi Harry dhe Meghan njoftuan fejesën e tyre në vitin 2017, Harry tha se Diana dhe gruaja e tij e ardhshme do të bëheshin shoqe të mira. Megjithatë, pasi kaloi kohë në sytë e publikut si një çift i martuar, Harry u shqetësua më shumë për gruan e tij të re.

princeshe diana (15)

Princi William ka ndarë ndjenja të ngjashme për nënën e tij gjatë viteve. Pavarësisht nga dhimbja që vëllezërit kanë që nga vdekja e nënës së tyre, artistja Ying shpreson të sjellë gëzim në botë duke parashikuar një Diana krenare si një gjyshe në pikturat e saj.

princeshe diana (4)

Ndërsa njerëzit në të gjithë botën spekuluan për marrëdhënien e Kate Middleton dhe Meghan Markle, piktorja Ying imagjinoi një botë ku të gjitha gratë mbretërore janë të bashkuara dhe të lumtura, me Princeshën Diana që vepron si një forcë udhëzuese për të dyja nuset.

princeshe diana (5)

Pasi Princi Philip ndërroi jetë në prill, Autum imagjinoi Princeshën Diana, e cila ishte e afërt me Dukën e Edinburgut, duke e mirëpritur atë në jetën e përtejme.

princeshe diana (11) princeshe diana (7) princeshe diana (9) princeshe diana (14) princeshe diana (2) princeshe diana (1) princeshe diana (3)

© Panoramaplus.al