23 Korrik, 2022

Pete Davidson “left the chat”/ Kim Kardashian pranon hapur pëlqimin e saj për aktorin e njohur: Isha e fiksuar…


Kim Kardashian është një nga njerëzit më me ndikim në ditët e sotme, por edhe asaj ia kishte vjedhur zemrën Johnny Depp në rininë e hershme.

Megjithatë, duke pasur parasysh bujën rreth Depp-it dhe padinë e tij për shpifje kundër Amber Heard, një intervistë e dhënë nga Kardashian në vitin 2020 është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Kim Kardashian flaunts beach in white - Hindi BUZ

“Unë isha e fiksuar pas Johnny Depp kur isha adoleshente”, tha Kardashian për Daily Life Australian.

“Mendoja se ai ishte shumë i nxehtë. Ai ishte i mrekullueshëm me atë sjelljen prej “çuni të keq”- veçanërisht kur ishte me Winona Ryder dhe më pas Kate Moss.”

“Unë nuk shkova pas “djemve të këqij”, por sigurisht që isha e tërhequr fizikisht nga Johnny Depp.”

Kujtojmë që tashmë Kardashian tashmë është në një lidhje me aktorin e humorit Pete Davidson.

Kim Kardashian and Pete Davidson make their red carpet debut as a couple at the premiere of 'The Kardashians' - Entertainment News

© Panoramaplus.al