Aktori i njohur i Bollywood, Nick Cordero është ndarë nga jeta pas komplikimeve nga koronavirusi.
41-vjeçari ndërroi jetë në Los Angeles të dielën.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani,”- shkroi bashkëshortja e tij në një postim në Instagram. “Ai ishte një aktor dhe muzikant i shkëlqyer.”
Aktori, i nominuar për Toni, u shtrua fillimisht në spital në 30 mars me pneumoni dhe më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ai u intubua në 1 prill dhe përveç që vuante nga pneumonia, kaloi në shok septik si edhe përfundoi me këmbë të amputuar.
Pas daljes nga koma, gjendja e Codero u përmirësua. Por pas pak kohësh një infeksion i ri iu zhvillua në mushkëri.
/Panoramaplus.al


