Ylli televiziv Sharon Osbourne kohët e fundit ka qenë serish në qendër të vëmendjes pas humbjes drastike që ka pësuar në peshë.

70-vjeçarja, ka arritur të humbasë më shumë se 28 kilogramë pas prdorimit të ilaçit për humbje peshe ‘Ozempic’.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në podcastin’’The Osbournes Podcast’’, ku ka treguar më shumë rreth kësaj cështje.
Ish-menaxherja tregoi se ka qëndruar disa ditë pa ngrënë dhe kjo e beri atë që të dobësohej.
“O Zot, unë e bëj këtë çdo javë. Të paktën rri deri tre ditë pa ngrënë. Ky quhet agjërim me ndërprerje. Gjithsesi nuk doja të bëhesha kaq e dobët’’– tha ish menaxherja e muzikës.

Në bisedë e sipër me Piers Morgan, prezantuesen e ’’Uncensored’’ të Talk TV, Sharon tregoi më shumë në përvojën e saj të humbjes së peshës, duke theksuar kështu edhe anët negative të ilacit “Çdo ditë ndjeja të përziera”, kujton ajo dhe kjo vinte si pasojë e ’Ozempic’.
E pyetur për ndërhyrjet e saj estetike, Sharon nuk i është shmangur aspak duke thënë: “Nuk ka asnjë pjesë të trupit tim që nuk e kam prekur ngritur, çfarëdo qoftë.”


