Kanë kaluar plot 5 vite nga dasma madhështore e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut.

Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja është shfaqur nostalgjike duke ndarë me ndjekësit në Instastory disa nga momentet më të bukura të rrugëtimit të saj me aktorin e humorit.

Besi dhe Xhensila janë bashkë prej 13 vitesh, edhe pse sot festojnë 5 vjetorin e kurorëzimit në martesë. Ndonëse imazhet flasin vetë, nuk ka munguar edhe një dedikim i ëmbël i autores së hitit “Panorama” ku shkruan: “Njësoj si para 13 vitesh më shkëlqejnë sytë për ty. Sot festojmë bashkë me Ajkën 5 vjetorin e kurorëzimit tonë.”

Kujtojmë që Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, që erdhi në jetë në vitin 2018, ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë.




