29 Janar, 2019

Pesë muaj pas lindjes së djalit, Adelina Tahiri habit fansat me trupin e saj


Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Në gusht të vitit të kaluar, ajo solli në jetë një djalë, Jonin.

26-vjeçarja e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, shpeshherë publikon foto apo video me familjen, ku duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ajo që vihet re në fotot e Adelinës është trupi i saj. Edhe pse ka pesë muaj që ka lindur, këngëtarja shfaqet në super formë.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto në “Instagram”, ku ka ngritur bluzën dhe ka treguar barkun e sheshtë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al