Pengesa për një jetë seksuale të shëndetshme ekzistojnë, por ato nuk janë të pakapërcyeshme. Duke ndjekur këshillat më poshtë, do të jeni në gjendje t’i qaseni ato, duke ringjallur interesin tuaj seksual.

Humbja e dëshirës seksuale nuk është gjithmonë një problem organik ose fizik. Ka shumë parametra që mund ta ndikojnë atë, nga ankthi te ndjenjat e pasigurisë. ” Libidoja nuk është një çelës që ndizet dhe fiket. Zakonisht është një çështje më komplekse, e cila ndikohet edhe nga faktorë të ndryshëm”, shpjegon Dr. Kate Balestrieri, psikologe dhe terapiste e çertifikuar për seks dhe çifte.
Më poshtë, ajo rendit pesë mënyra – jo aq shumë të lidhura me aktin seksual – që mund të rrisin dëshirën seksuale, për një lidhje dhe ekuilibër më të madh mendor.
Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor
Zgjidhjet për disa nga problemet më komplekse janë ndonjëherë të thjeshta. Pra, kur kujdeseni për veten, duke bërë zgjedhjet e duhura për mendjen dhe trupin tuaj, ka shumë të ngjarë që kjo mirëqenie të përmirësojë edhe dëshirën tuaj seksuale. Humbja e dëshirës seksuale mund të pasqyrojë nevoja fizike dhe mendore që ende nuk janë adresuar ose që kanë nevojë për më shumë vëmendje. Rezultatet nga marrja e disa ilaçeve janë të ngjashme. Mbajtja e një marrëdhënieje të shëndetshme me ushqimin, ushtrimet dhe gjumin mund të ndihmojë në aktivizimin e mendjes dhe trupit për një oreks më të madh për seks.
Mënyra e sigurt për të përmirësuar libidon, ereksionin dhe frekuencën e marrëdhënieve seksuale
A ndiheni të sigurt?
Pasiguria financiare ose ankthi për shëndetin apo edhe marrëdhëniet mund të ndikojnë drejtpërdrejt në libido . Megjithatë, puna për të zgjidhur traumat ose faktorë të tjerë stresorë që përkeqësojnë pasigurinë mund të përmirësojë nivelet e dëshirës seksuale. Sigurohuni që të jeni të sinqertë me partnerin/en tuaj në lidhje me atë që ju shqetëson. Sigurohuni që t’i besoni atij/asaj, por në të njëjtën kohë të ndjeni të njëjtën besim tek vetja.
“Lulëzo” marrëdhënien
Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh në humor për seks në të njëjtën kohë me partnerin tënd. Megjithatë, është e rëndësishme të shikosh përtej vijave: a ka ndonjë dallim të pazgjidhur apo një grindje të mbetur në mes? A është bërë komunikimi i vështirë? Të gjitha sa më sipër jo vetëm që helmojnë një marrëdhënie, por edhe humorin për seks. Pra, sqaroni situatën, shprehni nevojat tuaja dhe punoni për rivendosjen dhe ruajtjen e një lidhjeje të shëndetshme për t’u afruar më shumë.Stimuloni trurin tuaj
Truri është organi më i madh dhe më i rëndësishëm seksual. Nëse nuk stimulohet siç duhet, mund të jetë e vështirë për trupin ta ndjekë shembullin. Pra, pasurojeni imagjinatën tuaj seksuale duke eksploruar forma të reja të letërsisë erotike ose provoni diçka të re në shtrat . Kultivimi i dëshirës përfshin t’i japësh mendjes tënde diçka emocionuese për të luajtur. Pra, jepini vetes leje të bëheni krijues dhe të eksploroni fantazi të reja ose të zhyteni më thellë në ato që tashmë i shijoni.
Bëni më shumë seks.
Fillimi është gjysma e gjithçkaje. Pra, duke bërë më shumë seks, truri dhe trupi do të mbeten vigjilentë dhe më të përgatitur për herën tjetër.
© Panoramaplus.al
