28 Qershor, 2019

Përvjetori i parë i martesës, Kledi Kadiu emocionon me fjalët për bashkëshorten: Teksa ecje pranë meje… (VIDEO)


Më 28 qershor të vitit 2018, balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me, Charlotte.

Ata bënë një dasmë përrallore që u mbajt në Itali. E tani që ka kaluar një vit nga ajo ditë e bukur për çiftin, Kledi është bërë nostalgjik dhe ka zgjedhur të urojë bashkëshorten e tij nëpërmjet disa fjalëve mjaft emocionuese.

“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”, shkruan Kledi krahas një video ku zbulohen disa nga momentet më të bukura të dasmës.

Në videon 4-minutëshe, balerini i njohur ka mbledhur disa nga momentet më pikante të ditës së madhe, duke nisur që nga përgatitjet e deri te betimi për dashurinë e përjetshme.


Ndërkohë Kledi dhe Charlotte, prej 3-vitesh janë prindër të një vajze të bukur, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lea.

© Panoramaplus.al