1 Korrik, 2023

“Përveç Ermalit se ai të lë”- Julian Deda për herë të parë rrëfen se me cilin aktor shqiptar do të luante në skenë gjatë gjithë jetës së tij


Aktori i njohur shkodran Julian Deda është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në podcast-in “Piranjcast”, ku ndër të tjera foli për jetën e tij profesionale.

E teksa u pyet nga moderatori Florjan Binaj se me cilin aktor do të kishte dëshirë të lunate deri të plaket, Juliani u shpreh se me Gentian Zenelaj pasi e njeh prej vitesh dhe me të ka ngjitur ‘shkallët’ e karrierës.

Pjesë nga intervista

Florjan Binaj: Cili është ai aktor apo aktore, me të cilin ti do të kishe qejf të luaje në skenë derisa të plakeshe?

Juljan Deda: Po, me Gentin për shembull.

Florjan Binaj: Gent Zenelajn?

Juljan Dedaj: S’ka Gent tjetër, mo!

Florjan Binaj: Bejko?!

Juljan Dedaj: Aa, me Gent Bejkon jo se Genti ngaqë është në Kanada e konsideroj kanadez tashti. E kupton?! (qesh). Me cilin aktor shqiptar, ishte pyetja, se ai është kanadez!!! Me Gentin, për shembull. Në përgjithësi me ju që kam luajtur në fillim, që edhe e njohim shumë mirë njeri-tjetrin dhe ia dimë edhe karrierën, edhe ku godet, mund të kisha luajtur gjithë jetën, nuk kam asnjë lloj problemi…Përveçse me Ermalin, se Ermali të le! Të le, thotë “shiko, po iki unë njëherë” dhe pastaj kushedi kur vjen!

 

© Panoramaplus.al