Opinionistja Dalina Buzi është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë realizon dhe biseda virtuale me ndjekësit e saj por kur vjen puna për jetën e saj private, producentja e ruan në mënyrë hermetike.

Shpesh herë Dalina publikon bisedat me vajzat e saj por nuk e është parë asnjëherë të flasë për bashkëshortin e saj. Së fundmi një ndjekëse e ka pyetur Buzin se cila është arsyeja dhe ajo u përgjigj duke thënë:
“Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”.
Kujtojmë që gjatë puntatës së kaluar në “Dancing With The Stars”, Dalina pati një përplasje m balerinin e Megi Pojanit. Aiu ndal një moment tek një deklaratë e opinionistes ku theksoi se performanca e grupit ku bënte pjesë Jurgeni dhe Megi, nuk ishte i arrirë dhe nuk i pëlqeu fare.
Mirëpo, sipas Jurgenit, ky koment ishte mjaft ofendues nga ana e Dalinës dhe balerini theksoi se ajo duhet të kërkonte falje.
Pjesë nga debati:
Jurgen: Deklarata hedh poshtë punën tonë si balerinë profesionistë për koreografinë e asaj nate
Dalina: Jo nuk kërkoj falje, po vazhdonte këmbëngulja nga ana juaj.
Jurgen: Të kalosh në ofendime nuk është e lejuar, nuk mund të bësh krahasime.
Dalina: E ke gabim.
Jurgen: Nëse do të vazhdosh të ofendosh njerëz, vazhdo.
Dalina: Nuk më pëlqeu dhe pikë, ishte opinioni im.
Jurgen: Edhe nëse nuk e kërkon falje, unë e shpreha opinionin tim.
Dalina: Edhe ne u ndjemë të ofenduar, mbrojtja e tyre zgjati pak më shumë.
Jurgen: Nëse nuk do ta pranosh që jemi ofenduar, ajo është tjetër gjë. Dalina: Keni dy javë që merreni me atë gjë.
Jurgen: Unë dhashë opinionin tim, do donim një falje publike, duhet të jemi më të përgjegjshëm.
Dalina: Unë do ta them këtu, që nuk më pëlqen, është mendimi im, pastaj merre si të duash.
Megi: Jurgeni ka të drejtën e vet, komenti i Dalinës ka qenë shqetësim për balerinët, e dija që falja publike nuk do të ndodhte.


