19 Dhjetor, 2018

“Përse më kopjon emisionin?”, Ermali i përgjigjet Luanës: Në fakt, ne po…


Dy moderatorët e njohur Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi janë miq, por kur vjen puna te përballja kokë më kokë në ekran, ndryshon situata.

Shpeshherë ata i komentojnë njëri-tjetrit në postimet që bëjnë në profilet e tyre në rrjetet sociale. Teksa Mamaqi ka publikuar një foto me të ftuarit e radhës në “Xing me Ermalin”, Luana i ka tërhequr veshin atij se po e kopjon.

Mesa duket Ermali ka regjistruar puntatën speciale për të festuar me shikuesit festën e Krishtlindjes. Në studio ai do të ketë të ftuar aktorë e këngëtarë.

Në postimin e Ermalit, Luana vuri re studion plot me artistë dhe i shkruan: “Pse më kopjon me shumë të ftuar”. E sigurisht që Mamaqi i ka kthyer përgjigje menjëherë rivales së tij në ekran, duke i thënë se është frymëzuar nga një tjetër emision që shfaqet në “Top Channel”.

“Ne po festojmë Krishtlindjet dhe kemi edicion special. Dhe s’të kopjon njeri ty. Në fakt, ne po kopjonim ‘Top Show’”, i është përgjigjur Ermali.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al