16 Tetor, 2018

“Përqafimi i tij më ka bërë të ndihem shumë mirë”, Genta Ismajli flet për të dashurin?


Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me fansat e saj të shumtë foto e video të ndryshme të saj.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka rrëfyer disa të fshehta nga jeta e saj. ajo ka folur edhe për një person që i ka rrëmbyer zemrën.

E pyetur nga moderatori se cila është ngjarja e pabesueshme që i ka ndodhur këtë vit, ajo ka thënë se është takimi me një njeri shumë të dashur për të.

Në të njëjtën kohë, Genta ka treguar se ky person, identitetin e të cilin preferon të mos e zbulojë, i ka falur ndjenja të paharrueshme kur ajo festonte ditëlindjen.

“Shumë ditëlindje të bukura kam pasur. Dhurata më e mirë që e kam marrë është kur e kam taku një njeri shumë të dashur timin. Në momentin që më ka përqafuar më ka bërë të ndjehem shumë mirë”, ka zbuluar këngëtarja.

© Panoramaplus.al