“Për’puthen”, programi i dashurisë i moderuar prej dy sezonesh nga Bora Zemani, këtë vit do të drejtohet nga moderatorja Ori Nebiaj.

Një ndryshim tjetër në sezonin e ri të programit, përveç mungesës së Bora Zemanin, është edhe pjesëmarrja e ish-banores së “Big Brother”, Neda Balluku.
U tha se ajo do të ishte si opinionistes në program, megjithatë sot ajo shprehu se më shumë do të luajë rolin e “mblesit”, për të bërë çiftet bashkë.
Dhe me sa duket edhe Beatrix Ramosaj ka një koment për të bërë në lidhje me sezonin e ri, konkretisht për ish-banoren e “Big Brother.” Kjo e fundit publikoi një foto në rrjetet sociale, ku u vu re komenti i Beatrix Ramosajt.
“Dukesh shumë bukur dashuri”- shkruan ajo.

Kujtojmë se së fundmi është konfirmuar se Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e “Dance With Me.” Konfirmimi erdhi nga një foto, ku këngëtarja shfaqej me Alketa Vejsiun dhe Popi Kolën. Kështu ajo do të jetë “përballë” Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Çifti do jenë në spektaklin e këcimit “Dancing with the stars” në rolin e moderatorëve.
© Panoramaplus.al
