16 Qershor, 2020

“Përparimi më i madh në gjetjen e një kure ndaj COVID-19”- Shkencëtarët në Britani zbulojnë ilaçin që “po u shpëton jetën” të sëmurëve me koronavirus


Një steroid, i cili kushton vetëm 5 paund, zvogëlon rrezikun e vdekjes nga koronavirusi në një të tretën e pacientëve që janë në ventilim.

Zbulimi erdhi nga një studim në Britani, që konsiderohet një ndër përparimet më të mëdha në drejtim të gjetjes së një kure ndaj COVID-19.

55032E22-EDB5-48DE-9409-C6EF59112096_w1023_r1_s

Dexamethasone gjithashtu, sipas studimit, shpëtonte jetën e një të pestës të të sëmurëve me COVID-19, që janë vendosur në oksigjen.

Dexamethasone, e cila jepet ose përmes një injeksioni ose si një tabletë një herë në ditë, bëhet ilaçi i parë i provuar për të trajtuar sëmundjen virale të pashërueshme.

Steroidi parandalon lëshimin e substancave në trup që shkaktojnë inflamacion, një ndër simptomat e koronavirusit që sjell vështirësimin e frymëmarrjes.

Profesori Martin Landray, autori kryesor i studimit, tha se deksametazoni mund të kishte shpëtuar rreth 5,000 jetë në qoftë se do të përdorej gjatë gjithë krizës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai përshëndeti gjetjen e sotme si përparimin më të madh deri më tani në kërkimin për një trajtim Covid-19, duke shtuar: ‘Nëse do të krijonit një ilaç që trajton koronavirusin, kjo do të ishte pikërisht mënyra sesi shpresoni të funksionojë’.

© Panoramaplus.al