Gjendja shëndetësore e ikonës së muzikës pop, Madonna dita ditës është duke u përmirësuar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë i mban të informuar fansat mbi shëndetin e saj.
Së fundmi 64-vjeçarja ka publikuar në twitter disa foto me dy fëmijët e saj, David dhe Lourdes, ndërsa krahas tyre ka shkruar një mesazh duke reflektuar mbi mbështetjen që ka marrë nga familja dhe miqtë e saj më të ngushtë.
“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë. Një muaj jashtë spitalit dhe unë mund të reflektoj.”- tha ajo.
Madonna vazhdoi duke treguar se si fëmijët e saj iu gjenden pranë në ditët e saja më të vështira.
“Si nënë, ju mund të kapeni vërtet nga nevojat e fëmijëve tuaj. Por kur unë kisha më shumë nevojë ata ishin aty për mua.. Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë dhe kjo gjë bëri të gjithë ndryshimin.

Faleminderit të gjithë engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroj për të përfunduar punën time!”, u shpreh Madonna.
Kujtojmë që ylli legjendar i muzikës më 24 korrik u dërgua me urgjencë në spital në qytetin e New York pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj si pasojë e një infeksioni bakterial.


