16 Gusht, 2023

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Madonnës/ Këngëtarja nis përgatitjet për turneun e anuluar, zbulohen datat e “Celebration”


Gjendja shëndetësore e ikonës së muzikës pop Madonna është përmirësuar, ndërsa së fundmi artistja ka nisur përgatitjet për turneun e anuluar disa javë më parë  si pasojë e një infesioni të rëndë bakterial.

Së fundmi “Live Nation” ka konfirmuar datat e reja të turneut “Celebration”, i cili do të nisë në Londër në tetor dhe do të përfundojë në Meksikë në prill 2024, me pjesën e Amerikës së Veriut që fillon më 13 dhjetor në Brooklyn.

Riplanifikimi i të gjitha shfaqjeve ishte prioriteti numër një”, tha Live Nation në një deklaratë, ndërsa vazhdoi: “Fatkeqësisht, për shkak të konflikteve të planifikimit, disa shfaqje do të anulohen. Madonna ndjen keqardhje për shqetësimin e fansave dhe shpreson që çdo gjë të rregullohet sa më shpejt.”

© Panoramaplus.al