24 Shtator, 2021

“Përjetova të njëjtën gjë me të dyja shtatzënitë”/ Almeda Abazi tregon një tjetër “problem” që ka pasur gjatë pritjes së ëmbël


Një ndër efektet e shtatzënisë tek nënat është rënia e flokëve dhe këtë gjë e ka përjetuar edhe Almeda Abazi. Modelja zbuloi dje se pyetja që i është bërë më shpesh kohëve të fundit lidhet me kujdesin ndaj flokëve.

almeda abazi (2)

Pasi një ndjekëse e pyeti se çfarë bën për të mirëmbajtur flokët pas shtatzënisë, Almeda shkroi: “Shumë, shumë mesazhe të tilla… dhe ju betohem që përjetova të njëjtën gjë me të dyja shtatzënitë. Thjesht pak durim, sepse sigurisht që dalin flokë të reja”.

almeda abazi (5)

Krahas përgjigjes, ish-missi shqiptar publikoi edhe një foto të krehrit të saj të mbushur plot me fije flokësh për shkak të rënies së tyre.

Në muajin qershor, Almeda dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të dytë, kur mirëpritën në jetë Alinën, vajzën e tyre. Bukuroshja shqiptare ka treguar se lindja e dytë nuk ka qenë aspak e lehtë, ndryshe nga ajo e djalit, Efehan.

almeda abazi (8)

Aktorja tregoi se procesi i lindjes së vajzës i kishte zgjatur 16 orë dhe se aty, Tolgahan, kishte marrë një vendim shumë të rëndësishëm.

Tolga mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha ‘jo, më vjen shumë keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”,- rrëfeu Almeda, duke treguar se çifti nuk mendon ta zgjerojë më familjen.

almeda abazi (4) almeda abazi (6) almeda abazi (7) almeda abazi (5) almeda abazi (4) almeda abazi (3) almeda abazi (3) almeda abazi (5)

© Panoramaplus.al