Ermal Mamaqi gjatë një interviste ka komentuar prezantimin e moderatores Bora Zemani në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars.”
![]()
I pyetur nga moderatorja gjatë bisedës se çfarë mendon ai për “Dancing With the Stars”, duke qenë se dikur e ka moderuar me Amin, për Borën si prezantuese , ai ndër të tjera u shpreh: “Më pëlqejnë dhe Bora dhe ata. Bora besoj që është në habitatin e vet dhe ja mori dorën goxha shpejt edhe kësaj përgjegjësie por është përgjegjësi më e lartë kjo për ta përballuar” tha ai ndër të tjera.

Disa kohë më parë edhe anëtarja e jurisë Dalina Buzi, është pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.” Dalina shkruajti se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen show-n tek vetja.

Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- shkruajti Dalina.
© Panoramaplus.al

