18 Dhjetor, 2018

Përfundon “Dance with me” dhe fitues u shpallën…


Mbrëmjen e së hënës ishe finalja e spektaklit “Dance with me”. Në edicionin e pestë fitues u shpall çifti i njohur i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga.

Në finalen e madhe Eni e Genci u përballën me Robert Berishën e Leila Krajan dhe me Monika Lubonjën dhe Donald Veshajn. Pas performancave të tyre, çiftet u përballën me jurinë e spektaklit.

Ishte votimi i jurisë që i renditi ata në krye, duke u dhuruar kështu edhe çmimin e madh të këtij edicioni, ku për 14 të hëna, personazhe të fushave të ndryshme shndërrohen gati në balerinë profesionistë duke dhuruar performanca mbresëlënëse.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al