27 Shtator, 2023

Performoi në Merano, media e njohur Italiane flet për vokalin e mrekullueshëm të Soni Malajt: Ylli që elektrizoi…


Këngëtarja e njohur Soni Malaj është një ndër artistet më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo ka performuar së fundmi në Merano,Itali, ku ka mahnitur publikun me vokalin e saj. E në lidhje me këtë, media e njohur italiane ‘Rai’ i ka kushtuar një kronikë Sonit, teksa shprehen se ajo ka elektrizuar 10,000 spektatorët të cilët panë përformancën e saj.

“Notat e Soni Malaj, ylli i muzikës shqiptare, kanë elektrizuar mbi 10.000 spsektatorë”- thuhej në kronikë, ndërsa artistja e ka ndarë këtë moment në Instagramine saj ku shprehet:

“Faleminderit televizionit shtetror italian Rai per komentet aq pozitive mbi performancen time ne Merano”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SONI MALAJ ? (@soni_malaj)

© Panoramaplus.al