6 Shtator, 2022

Performanca e Rita Orës në Tiranë më shumë se thjesht një koncert, ylli shqiptar: Është më i thellë se kaq, ka të bëjë me traditat…


Disa emra të njohur të muzikës shqiptare me në krye Rita Orën, premtojnë një spektakël të vërtetë sonte në mbrëmje (6 shtator) në sheshin “Skënderbej”.

Protagonistja e koncertit, Ora, gjatë konferencës për shtyp, para orë para eventit, tha se ka zgjedhur të jetë një koncert vajzash. Ardhjen në Shqipëri dhe performancën e sotme, e sheh përtej thjeshtë argëtimit, e sheh si një mundësi për të përcjellë mesazhe për gratë.

“Të paturit një koncert grash, vajzash, është shumë e rëndësishme për mua dhe patjetër jam krenare që kishim mundësi të bënim një gjë të tillë me prezencë të vajzave dhe grave. Për mua, mesazhi është përtej të paturit një koncert. Është më i thellë se aq. Prezanton shoqërinë tonë, traditat tona,”-u shpreh Rita.

Koncerti nis në orën 20:00 dhe hyrja do të jetë falas. Sakaq krahas Rita Orës, në skenë do të performojnë edhe Kida, Semi Jaupaj, Efi Gjika dhe Ronela Hajati.

Të dielën, Rita Ora e shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ndau me të rinjtë e Liceut Artistik detaje për koncertin e madh të 6 Shtatorit, ku u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.

© Panoramaplus.al