27 Shtator, 2022

Performanca e Arta Nitajt nuk i pëlqen Ilir Shaqirit: Problemi yt më i madh është hapja e këmbëve, duhet të punosh me…


Arta Nitaj, një prej konkurrenteve të “Dance Albania”, në mbrëmjen e dytë të spektaklit vallëzoi një “rumba” mjaft sensuale, por juria nuk i kurseu kritikat.

DUHET-780x439

Kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri tha se problemi më i madh te Arta qëndron te hapja e këmbëve.

Iliri dëgjohet të thotë në videon e postuar në rrjetet sociale, se Artës i mungon elasticiteti i trupit.

“Problemi yt më i madh për mendimim tim është hapja e këmbëve sepse je e mbyllur, kupton? Elasticiteti ka të bëjë shumë sepse duhet të punosh shumë sparkatën. Pjesën e sipërme të trupit ti e punon shumë bukur, rumba, por pjesa poshtë përveçse je e mbyllur ke shumë pak elasticitet. Puno me sparkatën, me gjithë partnerin. Nuk e di a është dakord partneri në këtë rast”, tha Iliri.

Përgjigja erdhi nga partneri i Artës, balerinit Erind, i cili u shpreh: “Po punojmë çdo ditë e çdo javë me hapjen e të gjitha këto”.

Ndërkohë balerina Klaudia Pepa, tha se ajo ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjellët dhe të transportojë lëvizjet me muzikën.

308507550_403914858585021_8699428634129761775_n-e1664228559176


View this post on Instagram

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

© Panoramaplus.al