Shakira dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Pique kanë arritur një marrëveshje për të zyrtarizuar divorcin e tyre. Ata deklaruan se prioriteti i tyre është garantimi i mirëqenies së fëmijëve të tyre.

Në këtë mënyrë Pique pranoi që këngëtarja së bashku me dy fëmijët e tyre të ndalojnë së jetuari në Barcelonë për të jetuar në Majami.

Para pak ditësh u përfol se futbollisti kishte rënë dakort me Shakirën pasi ajo kishte vendosur t’i linte shtëpinë e tyre prej 11-vitesh që ai të jetonte me partneren e tij të re Clara Chia.
Por lajmi është përgënjeshtruar në programin ‘Socialité’, ku është zbuluar se shtëpia e tyre do të shitej me një çmim prej 10 milionë eurosh.


