Eksperienca në Big Brother Vip, duket se ka qenë një ogur i mirë për Arjola Demirin.

Aktorja, edhe pas përfundimit të spektaklit e ka “shfrytëzuar” famën, duke qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, Arjola po shijon pushimet dhe ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu relaksuar.
Teksa është shfaqur provokuese me rroba banjo, aktorja i ka bërë edhe një përshkrim vetes.
“Gjysëm perëndeshë, gjysëm djall,” -shkruan Demiri krahas fotove.
View this post on Instagram
Më herët kujtojmë që, Arjola Demiri udhëtoi drejt Egjiptit së bashku me shoqen e saj deputeten e Kosovës, Adriana Matoshin, nga ku ndanë foto me ndjekësit në Instagram.


Arjola është mamaja e tre fëmijëve gjithashtu, dy vajzave dhe një djali të cilët u bënë protagonist disa herë në Big Brother Vip.


