24 Janar, 2020

Përdoruesit e TikTok në panik, aplikacioni do të mbyllet nesër


TikTok është një aplikacion shumë popullor mes fëmijëve dhe adoleshentëve.

Por përdoruesit janë në panik pasi janë përhapur thashetheme se do mbyllet nesër.

Në internet qarkullon lajmi se gjigandi i rrjeteve sociale do pushojë së funksionuari të shtunën.

TikTok nuk ka komentuar lajmin, duke shtuar akoma edhe më shumë thashethemet se informacioni është i vërtetë.

Ky lajm vjen mes pretendimeve se lojëra të mëdha në botë përfshirë Roblox, Minecraft dhe Fortnite, do të mbyllen këtë muaj.

© Panoramaplus.al