Reynhard Sinaga është konsideruar si përdhunuesi më i keq në historinë juridike britanike është dënuar me burgim të përjetshëm. 36-vjeçari indonezian u shpall fajtor për 159 vepra seksuale kundër 48 burrave.
Ai i “peshkonte” viktimat e tij jashtë klubeve në Manchester dhe i joshte në banesën e tij, ku me pas i drogonte dhe përdhunonte ndërsa i filmoi sulmet seksuale.
Një gjykatës dënoi të hënën Sinagën me burg të përjetshëm dhe me të drejtë për të apeluar vendimin pas 30 vitesh.
Duke folur për herë të parë që kur djali i tij u burgos, babai i Reynhard, Saibun tha për BBC përmes një telefonate: “Ne e pranojmë aktgjykimin. Dënimi i përshtatet krimeve të tij. Unë nuk dua ta diskutoj çështjen më tej.”
Pasi u diplomua në arkitekturë në Universitetin e Indonezisë, Sinaga u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në 2007.
Sinaga raportohet se “ra në dashuri” me qytetin e Manchester dhe i tha familjes së tij se dëshironte të jetonte përgjithmonë në Britani.
Duke jetuar afër Gay Village, një zonë e banuar dhe frekuentuar nga shumë lesbike, homoseksuale apo biseksuale, ai arriti të shprehë hapur seksualitetin e tij dhe e kishte të pamundur të kthehej në Indonezi.
Sinaga, më i madhi prej katër fëmijëve, lindi në vitin 1983 në një familje konservatore të krishterë, pjesë e fisit Batak nga ishulli i Sumatra.
Babai i tij është një biznesmen i pasur, i cili zotëron disa degë të një banke private.
Ai arriti të përballonte jetesën 10-vjeçare në Angli për shkak të parave të babait të tij derisa u arrestua në 2 qershor 2017.
Babai i tij gjithashtu i paguante qiranë e banesës në Princess Street, në qendër të qytetit të Manchester.
Nëna e tij ishte e vetmja anëtare e familjes që ndoqi një nga gjyqet e Sinagës.
Policia thotë se ka prova që Sinaga ka sulmuar 190 burra në total, të cilët janë paraqitur për të bërë denoncimet pas dënimit të tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al