21 Gusht, 2023

Përdhunimi i 19-vjeçares nga 7 persona në Palermo, reagon ashpër këngëtari shqiptar: I vratë të ardhmen dhe besimin tek të tjerët! Cili është dënimi për këtë?


Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Itali ku një grup prej shtatë djemsh u akuzuan për përdhunimin e një 19-vjeçareje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Palermo mbrëmjen e datës 7 korrik, ku një 19 -vjeçare raportoi se ishte përdhunuar nga 6 burra dhe një i mitur. Ajo ka treguiar se  pasi e dehën, përdhunuesit  abuzuan ndaj saj.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kur përdhunon një grua nuk i shkakton vetëm dëm fizik po i vret edhe të ardhmen, besimin tek të tjerët dhe i rrezikon aftësinë për të pasur fëmijë.

“Kur përdhunon një grua, nuk shkakton vetëm dëm fizik që mbetet i jashtëzakonshëm. Kur përdhunon një grua vret të ardhmen e saj, besimin e saj tek të tjerët dhe në jetë dhe pa atë besim ju rrezikoni aftësinë e saj për të pasur edhe fëmijë një ditë. Kjo rrezikon të gjithë njerëzimin. #përdhunimi është një krim kundër njerëzimit . Cili është dënimi proporcional për një gjë të tillë?”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

© Panoramaplus.al