Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, nuk e ka aspak problem që në profilin e saj në “Instagram” të publikojë foto të të birit, Efehan.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft të ëmbël, ku i vogli shfaqet i ulur në prehrin e gjyshes, i mbështetur në krahët e saj.

Por motrës së Almedës, Ilda Ibazit nuk i ka shpëtuar një detaj i vogël te kjo fotografi. Gishti i mesit në dorën e djathtë të Efehanit, ka marrë të gjithë vëmendjen tezes, e cila e ka postuar në “Instastory” dhe shkruan që është një dedikim “për të gjithë urrejtësit”.

Më pas këtë e ka ripostuar edhe mami Almeda në “Instastory”-n e saj.
© Panoramaplus.al
