
Dua Lipa e shfrytëzoi në maksimum kohën e saj të lirë në Rio de Zhaneiro ku doli për të parë qytetin pas koncertit të saj të shtunën.
Këngëtarja u shfaq e qeshur me disa truprojav dhe babain e saj teksa përshëndeti njerëzit që ndodheshin në rrugë. E veshur me një bluzë shumëngjyrëshe dhe pantallona të shkurtra xhins të prerë, Dua tërhoqi vëmendjen përpara performancës së fundit live në ‘Parque Olímpico’ të Rios, ndalesa e fundit në turneun e saj botëror ‘Future Nostalgia’.

Ajo i kishte bërë flokët me gërsheta dhe i kishte kapur bisht teksa dukej shumë natyrale, me makeup të thjesht. Artistja kishte vendosur gjithashtu edhe një palë syze.
Dua Lipa in Rio De Janeiro, Brazil today! (via @lady_pablo) pic.twitter.com/4zKAeRoJZD
— Dua Lipa News (@dlipanews) September 10, 2022
Dua Lipa and Dukagjin Lipa walking around Rio De Janeiro, Brazil today! (via claupinov) pic.twitter.com/pqMqCq9K31
— Dua Lipa News (@dlipanews) September 10, 2022
Ajo po shkonte për në një helikopter gjatë festivalit vjetor të qytetit ‘Rock In Rio’, ku ajo pritet të performojë të dielën. Dua do të përfundojë turneun e saj këtë vit më 16 nëntor në Perth, Australi.

Dua Lipa u rikthye në turin e saj dy ditë më parë pasi për një periudhë kohore për më shumë se një muaj pushoi. Gjatë kësaj kohë ajo ishte në Kosovë, ku mori pjesë në “Sunny Hill Festival” dhe më pas bëri disa javë pushime fillimisht në Shqipëri, më pas në Spanjë, mes angazhimeve të tjera të shumta.
Pjesën e dytë të turit e ka nisur nga Brazili, ku të enjten në mbrëmje ka performuar në Sao Paolo. E duket se ka qenë një rikthim plot surpriza, ku pikat kryesore, përveç performancës, kanë qenë veshjet dhe emocionet e yllit me origjinë shqiptare. Fillimisht, Dua nuk ka ndërruar as një, as dy, por plot katër veshje. Veshja e parë ishte kostumi i saj tashmë ikonik dhe identifikues i këtij turi, por këtë herë në një ngjyrë tjetër. E kishim parë në ngjyrën rozë dhe neon fosforeshent, por nga tani e tutje do e shohim në ngjyrën jeshile.

Këngëtarja, 27 vjeçare, nxori edhe një herë në pah format e saj me veshjen që ka qenë një element kryesor në turneun e saj mbarëbotëror. Jumpsuiti i saj është i qëndisur dhe përmban gjithashtu doreza të gjata. Edhe këtë herë Dua zgjodhi të vinte sa më natyrale me flokët e drejtë të lëshuar dhe një makeup minimalist, shoqëruar me një palë vathë argjendi.


Veshja e dytë e Duas ishte një ‘body’ ngjyrë argjend, me rripa. Ajo o shoqëroi këtë veshje me një palë gjysmëçizme po ashtu argjend me shkëlqim. Përpara se të dilte vetëm me ‘body’ ajo u shfaq edhe me një pjesë që i mbulonte vetëm njërën këmbë.


Veshja e tretë skenik e saj ishte një set rozë me shkëlqim, pak a shumë i ngjashëm me veshjen e saj në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë. Seti përbëhej nga një fund i shkurtër që lidhej me dy rripa me pjesën e sipërme që ishte në formë rrjete.


Dhe veshja e fundit, por më ikonikja ishte ky ‘jumpsuit ngjyrë floriri. Tre herë fituesja e çmimit “Grammy” i mahniti të gjithë të pranishmit me këtë veshje. ‘Jumpsuit’ përmbante detaje me shkëlqim dhe disa të çara që theksonin format e saj për tu patur zili. Ajo gjithashtu kishte veshur doreza të gjata teksa veshja përmbante gjysmëçizme të lidhur me ‘jumpsuitin’.


Një tjetër detaj tejet emocionues ishte momenti kur Dua shpërthen në të qara. Pjesëmarrja e madhe dhe dashuria e duartroktijjet që ka marrë nga brazilianët kanë përlotur Duan në mes të skenës. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ajo shihet tek shpërthen në të çara ndërsa iu drejtohet të pranishmëve me fjalë: “Ju dua, ju dua, ju dua”. Publiku nga ana tjetër thërret njëzëri emrin e saj.
“I love you, I love you, I love you!” — Dua Lipa on stage in São Paulo, Brazil tonight! (via @felipernani) #FutureNostalgiaTour pic.twitter.com/xoEjRhAJXZ
— Dua Lipa News² (@dIipanews) September 9, 2022
Nisje më të bukur nuk mund të kishte për Duan.
? | @DUALIPA Cantando “Be the One” esta noche en Brazil ??#FutureNostalgiaTour pic.twitter.com/UrNMp6gVV3
— ¿Cuánto falta para Dua en Col? (@DuaenColombia) September 9, 2022
! Dua Lipa singing “Future Nostalgia” with a new golden Mugler in São Paulo, Brazil ! ✨ pic.twitter.com/ioyUOdcPtF
— Gabi:) ? (@Chrisre56) September 9, 2022
One kiss is all it takes #dualipa #brazil pic.twitter.com/Ybq58zPGC5
— Bruno Martinez (@showmetechbru) September 9, 2022
© Panoramaplus.al

