1 Korrik, 2019

Për “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa sjell në Kosovë këngëtaren me famë botërore


Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka konfirmuar pak më parë se një tjetër këngëtare me famë botërore do t’i bashkohet festivalit “Sunny Hill”. Ajo është Miley Cyrus.

Dua ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se Miley do të këndojë në datën 3 gusht dhe ajo është duke u përgatitur për ditën e madhe.

“Unë do të shkoj në Kosovë me yllin e Kosovës, Dua”, thotë  Miley në videon e publikuar nga këngëtarja me origjinë shqiptare.


Pra më datë 3 gusht, artistja e famshme Miley Cyrus vjen në Kosovë dhe ndjekësit shqiptarë të Duas janë mjaft të gëzuar për këtë lajm.

© Panoramaplus.al