Dy binjakët balerinë “Les Twin” që bashkëpunojnë me këngëtaren e famshme, Beyonce, do të vijnë në Shqipëri për të dhënë një koncert, të ndihmuar edhe nga koreografi shqiptar, Albi Nako.

Ky i fundit ka ndarë për ndjekësit e tij në “Instagram” njoftimin, por sigurisht që nuk e ka një pyetje nga ish-banori i Big Brother-it, Valer Kolnikaj.
Ai e ka pyetur Albin nëse i lejohet që t’i puthë djemtë, ndërsa koreografi me shaka ka folur për një pazar të mundshëm.

“A na lejohet ne?”, i shkruan Valerin, të cili Naki i përgjigjet: “50Euro, për 100Euro dhe mund t’i puthësh”.
Valeri ka replikuar sërish duke thënë: “Vetëm njërin apo të dy?”. Pas kësaj pyetje, Albi është përgjigjur me shaka: ‘Paguaj 250Euro dhe në ofertë ke dhe Tan Bramën”.
© Panoramaplus.al
