4 Mars, 2019

Për herë të parë, Serbia do të përfaqësohet në Eurovision me këngëtaren nga Kosova


Së fundmi është mbajtur në Serbi festivali i këngës “Beozivija 2019”, i cili zgjedh përfaqësuesin e shtetit për në “Eurovision”.

E për herë të parë në historinë e vendit, ka ndodhur që Serbia të zgjedhë si përfaqësuese një këngëtare kosovare.

Bëhet e ditur se ajo është 24-vjeçarja Nevena Bozovic, e cila ka lindur në Mitrovicë ku edhe ka jetuar për disa vite, për t’u zhvendosur më pas në Serbi.

Madje, në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja e ka treguar publikisht prejardhjen e saj.

Nevena do të konkurrojë me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”. Në vitin 2013, ajo përfaqësoi vendin e Ballkanit si pjesë e grupit “Moje 3” me këngën “Ljubav Je Suda”, mirëpo nuk arriti të kualifikohej deri në finalen e edicionit.

© Panoramaplus.al