14 Tetor, 2019

Për herë të parë bashkë në këngë, Besi dhe Xhensila sjellin projektin romantik


Ajo është këngëtare e njohur kurse ai aktor humori. Megjithatë si Besi dhe Xhensila kanë ‘guxuar’ të ndërrojnë ‘rolet’ duke ‘guxuar’ të provojnë veten në zhanret e njëri tjetrit.

Megjithëse kanë bashkëpunuar me këngëtarë të tjerë dhe kanë rezultuar të suksesshëm, ata ende nuk e kishin sjellë një projekt muzikor së bashku.

Por duket se momenti erdhi… Xhensila  ka postuar në ‘Instagram’ një tekst romantik të shkëputur nga kënga që pritet të lançohet së shpejti. Teksti shoqërohej me një foto të Xhensilës nga Parisi ku është xhituar edhe videoklipi.

“Sa te perëndojë dhe Hëna me ty po du me u nis, me një tango në Paris…”, shkruan këngëtarja.

© Panoramaplus.al