12 Mars, 2019

Për 9 muaj e mbajti të fshehtë shtatzëninë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë (FOTO)


Këngëtarja e njohur Lindita Halimi, prej kohësh po jeton në Gjeorgji së bashku me partnerin e saj, Davon Edwards.

Ajo arriti mjaft mirë që ta mbante të fshehtë shtatzëninë për 9 muaj, pasi në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja nuk ka asnjë foto me barkun e rrumbullakosur, por vetëm imazhe me muskujt, trupin e tonifikuar, poza joshëse dhe portrete.

Por një ditë më parë, partneri i saj ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se është bërë baba për herë të parë. Davon postoi një foto me vajzën e sapolindur të pagëzuar me emrin Kaimana.

“Jemi kaq të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë është këtu me ne. Jemi kaq të dashuruar me të dhe mezi po presim ta marrim në shtëpi së shpejti. Bashkëshortja kishte një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe bëri lindje të shpejtë”, shkroi ai në një postim në “Facebook”.

Gjithashtu është zbuluar edhe një imazh i Linditës kur ka qenë në pritje të ëmbël. Ajo shfaqet me një fustan rozë, ngjyrë e përzgjedhur për t’iu përshtatur gjinisë së foshnjës që priste të sillte në jetë, ndërsa në kokë mban një kurorë me lule.

Në foto, këngëtarja shfaqet e  përqafuar nga bashkëshorti i saj Davon Edwards, i cili i ka hedhur duart te barku i rrumbullakosur.

Këngëtarja e njohur shqiptare arriti ta mbante të fshehtë shtatzëninë dhe larg vëmendjes së publikut gjatë gjithë kohës.

© Panoramaplus.al