4 Korrik, 2019

Për 3 javë bëhet nënë, por fansat e Eliza Dushkut kanë mbetur të habitur nga ky detaj (FOTO)


Aktorja e famshme shqiptare, Eliza Dushku, është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo herë pas here ka publikuar foto në profilin e saj në “Instagram”, ku ka zbuluar edhe barkun e rrumbullakosur.

Por së fundmi, Eliza ka postuar një “selfie” dhe duket se nuk i ka ndodhur asnjë ndryshim në fytyrë, edhe pse për 3 javë bëhet nënë.

Teksa zbulon se kanë mbetur diku tek 3 javë që të sjellë në jetë fëmijën e saj, ndjekësit i shkruajnë se si ka mundësi që nuk e tregon në fytyrë.

“Si është fytyra jote, nuk e tregon aspak”, i komenton dikush në foton e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Kujtojmë se Eliza së bashku me bashkëshortin e saj Peter Palandjian, i cili është ish-lojtar tenisi, kurorëzuar dashurinë në martesë në gusht të vitit 2018-të në Boston. Ata pritet që të bëhen prindër për herë të parë.

© Panoramaplus.al